Skënderbeu dhe Partizani sfidojnë njëri-tjetrin ditën e mërkurë, më 30 tetor ora 17:00. Kjo ndeshje vlen për javën e 11-të të Superiores dhe të dyja skuadrat duhet të përballen me mungesat në stadiumin e Korçës.
Ivan Gvozdenoviç duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin Elvis Prençi, që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Elbasanit. Në anën tjetër, Janaqi që e nisi nga minuta e parë, u ndëshkua me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin.
Te Partizani mungojnë tre titullarë që janë konsideruar titullarë. Bëhet fjalë për Rrapajn, Bytyçin dhe Hadrojn që u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Ky i fundit e pësoi prej protestave, pasi ishte në stol dhe nuk luajti asnjë minutë. Dhe pse të kuqtë mbajnë kreun e klasifikimit, numërojnë vetëm gjashtë pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të tetë. Kjo është dhe arsyeja përse sfida mes tyre premton spektakël.