Udhëtimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Lindjen e Mesme do të fokusohet në pesë prioritete, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Prioritetet përfshijnë:

Bisedimet me Izraelin dhe të tjerët se si ta përfundojnë luftën, sipas objektivave të presidentit amerikan Joe Biden, duke përfshirë rikthimin e pengjeve dhe “lehtësimin e vuajtjeve të palestinezëve”.

Vazhdimin e punës për planin e “ditës” pas konfliktit.

Rishikimi i statusit të ndihmave humanitare për Gazën, duke i përfshirë hapat e vendosura paraprakisht nga Blinkeni në letrën e tij, siç është rritja e qasjes së ndihmave humanitare.

Bisedimet me izraelitët se si të krijojnë një rezolutë për luftën me Hezbollahun dhe bisedimet me shtetet arabe për çfarë mund të bëhet për t’i fuqizuar institutet në Liban, duke e përfshirë mbështetjen ndaj Forcave të Armatosura Libaneze.

Vazhdimi i diskutimit për hakmarrjen e pritshme të Izraelit kundër Iranit për sulmin e tij raketor të 1 tetorit. Zyrtari ka thënë se Blinkeni do të bisedojë me izraelitët për rëndësinë e dhënies së një përgjigjeje që nuk e përshkallëzon më tej konfliktin, raporton BBC

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: