SERBI

Një autobus dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin në Serbinë jugore, duke lënë gjithsej 5 të vdekur dhe 4 të plagosur. Policia serbe tha se aksidenti ndodhi pranë qytetit të Kurshumlijes.

Përplasja mes automjeteve ka qenë e fortë, duke shkaktuar edhe viktima e të plagosur. Fillimisht 3 trupa ishin gjetur të vdekur në autobus, ndërsa dy vdiqën gjatë rrugës, raporton AP.

Forcat policore dhe ato hetimore po hulumtojnë për arsyen e rrëzimit të autobusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb