BERLIN-Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve që përfshinë jugperëndimin e Gjermanisë dhe Francës Qendrore, si pasojë e reshjeve të dendura.

Zyrtarët gjermanë pohojnë se bëhet fjalë për përmbytjen më të madhe që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Ushtria ka angazhuar helikopterët me të cilët po transportojnë banorët në qendrat e pranimit. Zona më e prekur në jug të Gjermanisë është Rottal Inn në pjesën juglindore të Bavarisë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: