Pesëmbëdhjetë nga ndërtuesit më të talentuar të Legove në botë janë ftuar në shtëpinë e copëzave Lego për të treguar krijimet e tyre unike në një ekspozitë që organizohet çdo vit në Galerinë e Kryeveprave në “Lego House” ose Shtëpinë e Legove, në Danimarkë.
Çdo vit që nga hapja e Lego House në 2017, 15 adhurues të rritur të Legove- kanë qenë të ftuar në Danimarkën perëndimore. Rreth 25% e të gjithë vizitorëve në Lego House janë adhurues adult të legove, që vijnë në këtë ekspozitë pa fëmijë, pasi këto copëza janë ndër lodrat e preferuara për fëmijë, që kryesisht ndihmojnë në zhvillimin e krijimtarisë dhe inteligjencës së tyre.
Këtë vit entuziastët nga nëntë vende të ndryshme anembanë botës patën mundësinë të ekspozojnë krijimet e tyre imagjinare si një dragua i artë, një kalorës dhe një darkë e stilit të viteve 1950. Ndërtuesit e Legove duhej t’i transportonin modelet e tyre, ndonjëherë edhe të brishta në ekspozitë dhe të ndihmonin në instalimin e tyre në mënyrë që të shfaqeshin saktësisht siç synohej.