Ertjan Kofsha shpallet kampion në Kampionatin Aziatik të Peshëngritjes në Doha, Katar, me një dygarësh prej 358 kg, 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në stilin e shtytjes duke përmirësuar rekordin e tij personal me 3 kg.
Kofsha, është peshëngritësi shqiptar, i cili ka treguar përkushtim dhe punë të palodhur për të arritur këtë nivel.
Në këtë kampionat, Kofsha konkurroi me disa nga peshëngritësit më të mirë në botë, duke treguar forcë dhe teknikë të lartë.Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për Kofshën, por edhe për sportin shqiptar në përgjithësi, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.
FSHP i uron Ertjanit suksese të mëtejshme në garat e ardhshme dhe shpresojmë që ai të vazhdojë të na bëjë krenarë me arritjet e tij.