Po zhvillohet në Tajlandë Botërori i Peshëngritjes, ndërsa për kuqezinjtë i pari që është ngjitur në pedanë ka qenë Briken Calja. Peshëngritësi shqiptar ka realizuar me sukses dy provat e para prej 151 dhe 156 kilogramë, çka i siguruan vendin e tretë në këtë disiplinë, pas bullgarit Andrev me 157 kg dhe kinezit Zhijong me 166 kilogramë. Duhet theksuar, se Calja hoqi dorë me vullnetin e tij nga prova e tretë, mesa duket për t’u përqëndruar në disiplinën e shtytjes, ku ka realizuar me sukses provën e parë prej 181 kg, por ka dështuar në tentativën e dytë dhe të tretë me 190 kilogramë, duke e mbyllur garën në dygarësh me 337 kilogramë, pasi në disiplinën e dytë u rendit vetëm në vendin e 13-të, shumë larg pritshmërive, duke humbur mundësinë për medalje në dygarësh. Kampion bote në dygarësh me 363 kilogramë u shpall kinezi Zhijong, që siguroi arin në shkëputje me 166 kilogramë dhe në shtytje me 197 kg

Tabela
Tabela

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb