Nga: ZONJA KATERINA

2 peshq koc, 1 gotë verë, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 tufë majdanoz, 300 gr domate qershi, 1-2 thelpinj hudhër, 1 lugë fara piper të kuq
1-2 gota ujë

Në një tigan të thellë ose tenxhere të hapur hedhim ujin, vajin, hudhrën, domatet qershi, verën dhe ½ e tufës së majdanozit. I lemë përbërësit të marrin valë për 5 minuta duke rregulluar shijen me pak kripë.

Më pas shtojmë peshqit (të pudrosur me kripë), piperin e zi dhe farat e piperit të kuq. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë gatimin në zjarr për 10 minuta. Më pas e servirim peshkun së bashku me salcën që ndodhet në tigan duke e shoqëruar sipas dëshirës me perime në avull.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: