Nga: Znj.Vjollca-
600 gr fileto peshku
80 gr gjalpë
60 gr biskota me kripë
1 lugë çaji curry (kerri)
1 kokërr qepë
1 lugë supe miell
200 ml pana
100 ml qumësht
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
400 gr spinaq
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht vendosim në një tavë të lyer me gjalpë filetot e peshkut të marinuar me kripë dhe piper. Në mikserin e qepës frulatojmë 60 gr biskota me kripë, një lugë gjelle gjalpë dhe një lugë çaji kerri. Mbulojmë filetot e peshkut me biskotat me kripë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në tigan një lugë gjelle gjalpë. Sapo të shkrijë gjalpi shtojmë qepën të grirë shumë imët, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë në të 1 lugë supe miell. E kavërdisim qepën me miellin dhe shtojmë një gotë ujë (ose 100 ml qumësht) dhe më pas 200 ml pana. E rregullojmë me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe pak lëng limoni. Në një tenxhere me ujë të vluar vendosim specat dhe spinaqin për 1 minutë. Më pas perimet i trazojmë me salcën e përgatitur me qepë dhe beshamel, grijmë mbi të pak lëkurë limoni dhe e servirim duke vendosur perimet në fillim dhe më pas filetot e peshkut.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb