NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
4 copa peshk (2 peshq të filetuar)
3 lgj miell
4 thelpinj hudhër
4 lgj arra të shtypura
Kripë, piper i zi
1 gjethe dafine
2 lgj uthull
Vaj për skuqje
400 ml lëng peshku
Pergatitja
Fillimisht pastrohet peshku dhe pritet në copa ose filetohet.
Vendosim tiganin me vaj dhe pasi trazojmë miellin me pak kripë e pudrosim peshkun lehtë dhe e skuqim atë nga të dy anët. Në po atë yndyrë skuqim 1 ½ lugë miell derisa të zverdhet pak, e shuajmë më pas miellin me lëng peshku ose ujë, pak uthull dhe më pas shtojmë hudhrat dhe arrat e shtypura ose të grira imët. Vendosim dhe 1 gjethe dafine, kripë dhe piper të zi. E lemë salcën me arra të ziejë derisa të formohet një salcë me trashësi mesatare. Vendosim në pjatë pak salcë me arra dhe mbi të vendosim peshkun e skuqur dhe e shërbejmë të ngrohtë.
(da.xha/BalkanWeb)