Nga: ZONJA VJOLLCA
750 gr peshk (koc)
70 gr domate të thata
Borzilok, majdanoz
6 thelpinj hudhër
Lëkura dhe lëngu i 1 limoni
250 gr domate qershi
2 qepë të njoma
50 gr ullinj të zi
2 patate, 2 kunguj, 2 speca
100 ml verë të bardhë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht presim domatet e thata në copëza të vogla dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë 3 thelpinj hudhër të prera në feta të holla, majdanoz, borzilok, lëkurën dhe lëngun e ½ limoni, kripë, piper të zi dhe 1 lugë vaj ulliri. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje dhe vendosim peshqit në të.
Presim perimet: domatet në katërsh, kungullin e presim fillimisht horizontalisht për së gjati më pas në copa me trashësi 0.5 cm, qepët i presim në unaza vetëm pjesën e bardhë, specat i presim në copa në madhësinë e kungullit dhe më pas presim dhe patatet në feta. I vendosim të gjitha perimet në një tas, i rregullojmë me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe i shpërndajmë perimet më pas në tavën ku kemi vendosur peshkun. Në fund me domatet e thata të marinuara me erëza mbushim barkun e peshkut. Spërkasim më pas peshkun dhe perimet me verë të bardhë, e lyjemë peshkun me furçë me pak vaj me kripë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-30 minuta.
(er.cu/Vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb