Nga: Znj.Vjollca-
600 gr fileto peshku
2 lugë gjelle miell
2 kokrra qepë
4 thelpinj hudhër
150 ml verë të bardhë
3 gjethe dafine
5 lugë gjelle vaj ulliri
Majdanoz
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim tiganin me vaj ulliri, shtojmë në të hudhrat të prera në copa të mëdha, i kavërdisim pak, më pas shtojmë qepët të prera në rrathë dhe pak kripë. Marinojmë peshkun me kripë dhe e pudrosim mirë me miell, ndërkohë vazhdojmë të kavërdisim qepën derisa ajo të ulë vellimin dhe të fillojë të zbutet mirë. Më pas vendosim peshkun mbi qepë, e lemë në zjarr për 2-3 minuta dhe e shuajmë me verë të bardhë. Vendosim kapakun dhe e lemë peshkun të skuqet për 2-3 minuta nga secila anë dhe më pas e servirim duke e pudrosur me piper të zi dhe majdanoz.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb