Nga: ZONJA VJOLLCA*

700 gr fileto peshku
800 gr spinaq
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
50 gr djathë parmixhano
Kripë
Piper i zi

Për beshamelin:
400 ml qumësht
30 gr gjalpë
30 gr miell
1 te verdhë vezë
Arrë moskat

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë filetot e peshkut, i presim në copa dhe i marinojmë me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë. E trazojmë mirë, më pas shtojmë qumështin dhe sapo qumështi të kalojë në vlim e largojmë nga zjarri, e lëmë 2-3 minuta të ftohet pak dhe më pas shtojmë të verdhën e vezës, arrën moskat dhe një lugë gjelle djathë parmixhano.
Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr me lëngun e një limoni. Vendosim spinaqin dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta, më pas e largojmë duke e kulluar mirë.
Në një tigan vendosim një lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë. Sapo qepa të jetë kaurdisur mirë shtojmë spianaqin duke e trazuar mirë me qepën. Lyejmë tavën me gjalpë, shtrojmë spinaqin duke vendosur mbi te filetot e peshkut të cilat i mbulojmë me beshamel dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10 minuta. Para se ta servirim e pudrosim me djathë parmixhano.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: