Një peshkaqen bishtdhelpër ka rënë sot në rrjetat e peshkatarëve në Radhimë të Vlorës.

Peshkatarët thonë së ky lloj është i parrezikshëm dhe se ngrohja globale ka bërë që kohët e fundit në rrjetat e tyre të ngecin specie të tilla.

Peshkatarët thonë se peshkaqeni ka ngecuar në rrjetat e peshkatarëve dhe se ata e kanë nxjerrë të ngordhur në breg të detit.

Ndërkohë një tjetër fokë është shfaqur mëngjesin e sotëm në Orikum. Foka kishte një gjatësi 1.2 metra dhe një peshë 60 kg. Sipas peshkatarëve foka ishte e qetë dhe kishte dalë të ushqehej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: