Tragjik ka rezultuar fati i një zhytësi, i cili ka rënë pre e një peshkaqeni të bardhë, i cili i preu kokën. Ngjarja ndodhi në brigjet e Meksikës para syve të disa peshkatarëve.

Manuel Lopez po zhytej për molusqe në plazhin San Jose në Gjirin Tobari në bregun perëndimor të Meksikës kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkaqeni që e sulmoi zhytësin ishte 5.7 metra i gjatë. Një peshkatar dëshmitar okular duke folur për Tracking Sharks tha: “Lopez ishte duke u zhytur kur kafsha e sulmoi, i preu kokën dhe e kafshoi në të dy supet”. Lopez ishte zhytur në një thellësi prej rreth 18 metrash për të mbledhur molusqe kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë arrijnë një gjatësi prej 6 metrash, peshojnë deri në dy tonë dhe kanë 300 dhëmbë.

Ata kanë një nuhatje të fortë dhe mund të notojnë me shpejtësi deri në 56 km/h, zakonisht duke gjuajtur foka, luanë deti, delfinë, si dhe breshka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: