SHBA- I hidhur ka qenë fati i një 26-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u kafshua për vdekje nga një peshkaqen teksa bënte serf.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Cape Cod të Massachusetts. Siç raportojnë mediat e huaja ndonëse Arthur Medici, nga Bostoni, u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. ‘Daily Mail’ shkruan se kjo tragjedi nuk ka ndodhur prej 80 vitesh në këtë zonë.

Joe Booth, një peshkatar dhe serfist i zonës është bërë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ndërsa tregoi se kishte parë në ujë viktimën bashkë me një shokut teksa godisnin diçka në ujë në mënyrë agresive. Më pas ai tha se ka qenë shoku ai që e ka nxjerr në breg 26-vjeçarin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: