Të shtunën, Lana Del Rey konfirmoi zyrtarisht lidhjen e saj me të dashurin e përfolur, Jeremy Dufrene, duke e sjellë atë në dasmën e modeles Karen Elson dhe Lee Foster në New York City. Çifti i ri doli dorë për dore nga Electric Lady Studios duke buzëqeshur.

Del Rey kishte veshur një fustan ngjyrë blu saten, ndërsa Dufrene kishte veshur një kostum gjithashtu blu me një këmishë të bardhë me kopsa dhe këpucë kafe.

Dyshja janë parë disa herë këtë verë, por kjo është hera e parë që ata kanë dalë publikisht për lidhjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Del Rey dhe Dufrene ndezën për herë të parë thashethemet për romancë, kur u panë të kapur për dore në Festivalin Reading & Leeds në MB muajin e kaluar.

Dufrene është baba i dy vajzave dhe i një djali. Sipas biografisë së tij, ai ishte një punëtor i fabrikës kimike dhe peshkatar karkalecash përpara punës së tij si udhërrëfyes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb