JAPONI-Grupi i peshkatarëve japonez ka mbetur i shokuar kur ka parë që kishte zënë një krijesë shumë të madhe dhe me pamje të frikshme.


Jemi në ujërat e ishullit Honshu dhe ‘mostra’ është identifikuar si një nga peshqit ujq më të mëdhenj të parë ndonjëherë.


Ky është një fakt i pazakontë, sepse zakonisht këto krijesa rriten deri në 112 centimetra dhe arrijnë një peshë maksimale deri në 15 kg. Hirasaka Hiroshi, peshkatari që nxori në profilin e tij në Twitter krijesën e pabesueshme dhe që mban në krahë, në fillim ishte i shokuar pastaj i shqetësuar.


Peshkatarët kanë parë kështu të bëhet realitet frika e tyre, që incidenti në centralin nuklear të Fukushimës, ndodhur në 11 mars 2011, po provokon dëme shumë serioze si në popullsi ashtu edhe në krijesat detare.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb