TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në twitter, lidhur me paketën e re për prokurimet publike prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”- shkruan Basha, ndërsa poston një artikull të transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të martë paketën e re të prokurimit publik, që synon sipas tij, të kapërcejë sa më parë dhe sa më shpejt hendekun mes politikës dhe të ardhmes.
(BalkanWeb)