Sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në FSHF për të diskutuar problemet e javës që lamë pas, ku është marrë kryesisht me ndeshjen Skënderbeu­-Tirana. Ajo që bie në sy është dënimi i drejtorit të përgjithshëm të Tiranës, Saimir Shehrit, i cili është dënuar me 2 vjet pezullim nga aktiviteti, pasi pështyu zyrtarin e ndeshjes në Korçë.

Gjithashtu, Skënderbeu e Tirana janë dënuar edhe me një gjobë të konsiderueshme, për sjellje të gabuar të tifozerive. Pezullime ka pasur edhe për Tërbunin, që për dy ndeshjet e radhës humbet trajnerin Viktor Gjoni dhe futbollistin Abaz Karakaçi, ndërkohë që Skënderbeu për femra është përjashtuar nga kupa për dy edicionet e ardhshëm.

Vendimet e plota:
1.Zevendes trajneri i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, për ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
2.Zyrtari i KF “Tirana”, Saimir Shehri, për përshtypje ndaj zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 24 (muaj) pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.c te KDS.
3.Tranjeri i KF “Terbuni”, Viktor Gjoni dhe lojtari i KF “Terbuni”, Abaz Karakaçi, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
4.KF “Skenderbeu” dhe KF “Tirana”, për sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, dënohet secili me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS. 19.KF “Skenderbeu” femra, për mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” femra, humbet te drejtën për te marre pjesën ne 2(dy) edicionet e ardhshëm te Kupës se Shqipërisë femra, bazuar ne nenin 55/2 te KDS./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: