MotoGP prodhoi të dielën një skenë të frikshme, teksa Francesco Bagnaia pësoi një aksident të rëndë në pistën e Katalonjës. Piloti italian humbi kontrollin e motorit të tij, ndërsa një koleg i tij, në përpjekje për të shmangur përplasjen fatale, e përshkoi sipër këmbëve me motor, një situatë e rëndë që solli menjëherë ndërprerjen e garën. Gjendja e Bagnaia alarmoi skuderinë, tifozët, por dhe te stafi mjekësorë të cilët nxituan duke e shoqëruar me ambulancë drejt spitalit të Barcelonës.
Ndryshe nga se mendohej, gjendja e pilotit italian është e mirë, nuk parashikohet asnjë ndërhyrje kirurgjikale ndërsa vetë kampioni në fuqi premtoi se do të bëjë gjithçka për të qenë në pistë në garën e radhës.
(BalkanWeb)