Christian Eriksen i ka uruar më të mirat Tom Lockyer-it pasi kapiteni i Luton Town pësoi një arrest kardiak në fundjavë. Mbrojtësi i Uellsit, 29 vjeç, u rrëzua gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Bournemouth të shtunën, çka shkaktoi ndërprerjen e menjëhershme të takimit.

“Së pari uroj të jetë mirë, e pashë dhe lexova për atë që i ndodhi Lockyer. Shpresoj të jetë mirë, të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe të shijojë kohën me familjen që e ka aty në çdo rast për ta mbështetur. E këshilloj vetëm që të marrë vendimin më të mirë për veten e tij, të respektojë atë që do t’i këshillojnë doktorët. E di që ka raste kur asgjë nuk mund të ndalojë të luash dhe të ndjekësh ëndrrën, por varet shumë nga ndjesitë dhe doktorët. Duhet të marrë një vendim së bashku me familjen, por e rëndësishme në këtë moment është të fitojë kohë dhe të mendojë vetëm për rikuperimin”, – Tha Eriksen.

Kujtojmë që Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 në verën e vitit 2021. Mesfushori i Manchester United ishte në gjendje t’i rikthehej futbollit të niveleve të larta vetëm pasi vendosi një defibrilator.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb