Një 70-vjeçar është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte në Durrës.

Sipas informacioneve nga Policia J.GJ., 70-vjeç banues në Laprakë ka pësuar një arrest kardiak, pasi është future në det dhe ka rënë në kontakt me ujin.

Ndërkohë policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: