SARANDE

Një mjet detar  i tipit Veljere me emrin “ Sea Shell” me flamur Amerikan me tre persona në bord, i cili vinte nga Dubrovniku – Kroaci për në Sarandë ka pësuar defekt. Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se mjeti detar pësoi defekt në drejtim të Qefalit, por menjeherë më pas u asistua nga rojet e bregdetit shqiptar.

Kapiteneria njoftoi QNOD- në dhe në mënyrë urgjente dolen dy anije të rojes bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e  Sarandës, duke shpëtuar edhe personat e gjetur në bord.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila zbulon se tre personat e gjendur në bordin e anijes ishin me nënshtetësi izraelite.

“Velera Sea Shell me flamur Amerikan, nisur nga Dubroniku me destinacion Saranden, duke lundruar ne hyrje te Kanalit te Korfuzit pesoi defekt ne motorra dhe dha sinjalin e emergjences. Me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 te Flotes Detare. Pas renies ne kontakt velera u rimorkiua per ne portin e Sarandes duke bere te mundur shpetimin e velieres dhe tre personat ne borde, te tre me nenshtetesi izraelit: T.L; M. N dhe L.N.”, shkruan në  njoftim MM.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb