Pas operacionit të suksesshëm në gju, mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer postoi një fotografi nga spitali.
“Ky është hapi i parë drejt rikthimit. Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më dërguat dhe për dashurinë që keni treguar. Ka qenë diçka fantastike” – shkruan Bremer.
Braziliani 27-vjeçar parashikohet që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj. Mungesa e tij ka detyruar bardhezinjtë e Juves që të nisin punën për të gjetur futbollistin e duhur për ta zëvendësuar.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)