Iker Kasijas nuk kërkon të heqë dorë nga futbolli i luajtur, pavarësisht se një infarkt miokardi desh i mori jetën më 1 maj gjatë një seance stërvitore që portieri spanjoll po kryente me ekipin e tij, Porton. Kasijas u shtrua me urgjencë në spital dhe u operua me sukses, duke e kaluar të keqen e madhe, ndërsa tani mendon seriozisht të rikthehet të luajë.


“A Bola” shkruan se portieri do të provojë në dhjetor të marrë çertifikatën mjekësore, çka nëse realizohet, do t'i hapte dyert e futbollit të luajtur sërish. Por, që ta marrë këtë duhet që testet mjekësore të dalin pozitive. Portieri prej një muaji po kryen një detyrë drejtuesi, duke qenë ndërmjetës mes klubit, trajnerit dhe lojtarëve, por Kasijas ende nuk ndihet gati të qëndrojë pas një tryeze pune.


(Balkanweb)


Etiketa: