Është ndarë nga jeta aktori i njohur i kinematografisë turke, Umut Avcı.

Aktori pësoi mpiksje në tru dhe për 15 ditët e fundit ishte në spital në luftë për jetën. Lajmin për vdekjen e Avcı e ka bërë të ditur kolegu i tij, aktori i njohur Levent Can. Can e ndau trishtimin e tij duke thënë:

Ky është një lajm që më trishton shumë. Kam humbur një mik shumë të talentuar dhe zemërmirë, me të cilin ndava skenën me shfaqjen “Gugukkuşu” rreth 7 vjet më parë.

Umut Avcı, i cili humbi jetën në moshë të re luajti në filma si “Hep Yek”, “VerKaç”, “Ailece Şaşkınız”, “Bir Zamanlar Kıbrıs”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb