SARANDE- Gjashtë pushues në Sarandë kanë rrezikuar jetën teksa po lundronin në det. Skafi në të cilin ata ndodheshin ka pësuar një defekt në motorë, në momentin që ata ndodheshin tek “Kepi i Mërtesës” në Ksamil.

Sapo kanë sinjalizuar policinë kufitare për rrezikun që po u kanosej, këta të fundet kanë dërguar dy patrulla në ndihmë të pushuesve.

Nga hetimet paraprake rezulton se motoskafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S, kishte pësuar defekt në motorë.

Mësohet se të gjashtë personat që ndodheshin në skaf, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: