Tre peshkatarë, mjeti lundrues i të cilëve pësoi defekt gjatë lundrimit, u shpëtuan nga policia kufitare Dhërmi.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi, pas marrjes së njoftimit rreth orës 12:15, se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë, u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi F. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord, të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb