Nga: ZONJA VJOLLCA
Brumi:
500 gr miell
300 ml ujë, kripë
2 lgj vaj ulliri
Mbushja:
350 gr fasule të ziera
5 lgj vaj ulliri
50 gr gjalpë
Kripë, piper i zi
Fillimisht përgatisim brumin, e ndajmë në 10 kuleçë, e mbulojmë dhe e lemë të pushojë për 20 minuta. Më pas hapim kuleçët në peta dhe i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturën 170 gradë Celsius për 3-5 minuta. Gjysmat e petëve (5-6 copë) i copëtojmë. Lyejmë tavën me pak vaj shtrojmë 2 petë duke i spërkatur me vaj ose gjalpë. Fasulet e ziera me pak lëng të trashë i trazojmë me 4 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe pasi të shtrojmë 2-3 petë i spërkasim me fasule dhe pak lëng. Vendosim më pas copëzat e petëve të pjekura dhe përsëri mbushje me fasule. E spërkasim me pak yndyrë dhee mbulojmë petanikun me 2 petë të tjera. Në fund e spërkasim përsëri me yndyrë, e presim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)