Nga: MIMOZA CECA, amvisë*

Petë të gatshme sfoljatë
800 gr spinaq
100 gr salcë kosi
250 gr proshutë
Një tufë koper
Fara kungulli
Fara lulëkuqe
Kripë
Piper i zi

Kalojmë spinaqin në ujë të ngrohtë për 2-3 minuta aq sa volumi i tij të ulet. E trazojmë më pas spinaqin me salcën e kosit, proshutën të prerë në kubikë, koper, kripë dhe piper. Hapim petën e sfoljatës dhe e mbushim në formën e dy rrathëve të barazlarguar nga njëri tjetri. E mbulojmë mbushjen me një tjetër petë. Presim anët e petës në formë rrumbullake dhe me pjesët anësore të mbetura të petëve sfoljatë realizojmë disa toptha të vegjël të cilat i vendosim në qendër së bashku me farat e lulëkuqes. Në anësore vendosim farat e kungullit dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

(ma.ar/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: