TIRANE- Pasi në emër të saj u publikua një peticion kundër Lulzim Bashës, ku i kërkohej këtij të fundit anulimi i zgjedhjeve, ka ardhur dhe reagimi i degës së selisë blu nr.7 në Tiranë.

Kjo degë pohon se ky peticion është fals dhe se asnjë nga anëtarët e saj nuk ka firmosur. Në njoftimin për shtyp të degës thuhet se kjo është një përpjekje për të dëmtuar PD-në.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE, DEGA 7, TIRANE
Ne emer te anetaresise te PD Dega 7 Tirane, ndjejme detyrimin te sqarojme se peticioni i lëshuar në emër të Deges 7 është fallco dhe nuk është bërë nga anëtarët e saj. Kjo eshte nje tjeter perpjekeje per te demtuar PD nga nje grupim cili po funksionon me nje axhende dhe interesa te tjera anti-PD.
Ne respekt te antareve te Partise Demokratike Dega 7 Tirane, reagojmë ndaj ketij falsifikimi dërguar medias, i nënshkruar si “peticion i anetareve PD Dega 7 per anulimin e zgjedhjeve”.
Partia Demokratike Dega 7 Tirane, pasi ka kyer verifikimet e nevojshme veren se:
Nga 64 “firmetaret”e peticionit:

– 45 persona nuk jane anetare te PDSH, madje nje pjese e mire prej tyre nuk jane as ne listat e votuesve te Njesise 7.

-5 individe aderojne ne parti te tjera politike dhe kane reaguar ne mediat sociale qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar.
14 individe jane anetare te PDSH, prej te cileve
-13 kane konfirmuar qe nuk jane firmetare te ketij peticioni. Madje, jane te shqetesuar qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar ne menyre kaq abuzive nga dashakeqes te Partise Demokratike.
Po rendisim vetem nje pjese te emrave te cilet kane mohuar ne menyre kategorike qe te kene firmosur kete peticion: Liljana Karanxha, Dervish Saraci, Perparim Peposhi, Lulzim Kodra, Bukurije Kusi, Petrit Ponari, Ivi Saliasi, Arben Korance, Everest Muco etj. etj.
Ne emer te anetareve dhe simpatizanteve te Deges 7 Tirane te PDSH, ne distancohemi dhe denojme me force cdo veprim abuziv te bere emer te antaresise, te cdo peticioni apo cdo lloj inisiative tjeter jashte dhe ne kundershtim me vendimet dhe udhezimet e PDSH-se.
Sqarojme se fallsifikimi i emrit dhe/ose firmes eshte veper penale e parashikuar ne Nenin 186 te Kodit Penal, i cili parashikon denimin me burgim deri ne 4 vjet. Per kete peticion te fallsifikuar ne do te dorezojme kallzim penal prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te nxjerrje para drejtesise te fallsifikatorit.
Ne zbatim te Vendimit te Kryesise te PDSH, njoftojme te gjithe anetaret e Deges 7 qe zgjedhjet per Kryetar te PDSH do te mbahen me dt 22 Korrik 2017.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: