TIRANE

Mjekët që kryejnë specializimin afatgjatë pranë kirurgjisë së përgjithshme në QSUT kanë lajmëruar se nga nesër do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe.

Lajmi është bërë I ditur në profilin e Shoqatës së Specializantëve dhe Mjekëve të rinj në facebook.

Në peticionin e firmosur prej tyre mjekët e rinj kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të 5 kushteve që lidhen me situatën tejet të vështirë që sipas tyre është krijuar gjatë shërbimeve roje 24 orëshe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kërkesën drejtuar dy ministrive të Shëndetesisë dhe Arsimit si dhe QSUT mjekët e rinj kërkojnë pagesë për rojet e natës, ushqim në mensën e spitalit, heqjen e pagesës së tarifës së parkingut, zbatimin dhe respektimin e kodit të punës dhe kontratës së lidhur nga drejtoria e spitalit, si dhe rikthimin e pranë urgjencës kirurgjikale të dhomës së mjekut specializantë me kushtet më bazike.

Mjekët e rinj deklarojnë se deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të paraqitura dy ministrive do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe në urgjencë dhe në pavione, dhe se në këtë protestë të tyre kanë edhe mbështetjen e mjekëve primarë.

Statusi i plotë:

“Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: SPECIALIZANTET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TYRE NE URGJENCEN E QSUT…???

Turp…!”

P.s. share ju lutemi kolege…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb