TIRANE- Një grup besimtarët myslimanë kanë nisur ditën e djeshme një peticion online, në faqen avazz.org ku kërkohet mbledhja e firmave në mënyrë që të ndalohet ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë në një tokë haram, pasi kjo sipas tyre është kundër parimeve të fesë islame.

 

“Myslimanët shqiptarë duan një xhami hallall. Projekti i xhamisë së Namazgjasë është krenaria jonë, ajo është e besimtarëve. Qeveria e shikon xhaminë si një objekt politik kulti. KMSH ka detyrimin ta shohë atë si një shtëpi të Zotit. Nuk ka shtëpi të Zotit mbi tokë haram”, -thuhet në peticionin online.

 

Ky reagim ka ardhur pas vendimit të qeverisë një javë më parë për shpronësimin për interes publik të tokës së pronarëve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës, por pa pëlqimin e pronarëve.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: