NGA ZONJA VJOLLCA*

 

300 gr petka
500 ml ujë
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
Kripë

Fillimisht vendosim ujë me kripë dhe sapo uji të vlojë, vendosim petkat dhe i lëmë derisa ato të marrin një valë. Më pas hedhim qumështin dhe i lëmë për disa minuta duke i trazuar vazhdimisht. Shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen dhe më pas e servirim duke e spërkatur me pak gjalpë të shkrirë dhe pak borzilok.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: