TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë analogji mes Shqipërisë dhe Finlandës, ku kryeministri i kësaj të fundit dha dorëheqjen për një objektiv të parealizuar.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama edhe pse premtoi shëndetësi falas nuk e mbajti asnjëherë dhe vijon të rrijë në karrige pa personalitet dhe pa nder.

“Kryeministri i Finlandes jep doreheqjen per nje objektiv te parealizuar.Po zvarraniku Edi Rama?? Kryeministri i Finlandes Juha Sipila dha dje doreheqjen per mosrealizimin e paketes se reformes per shendetesine te programit te tij.

Sipila tha:”Qeveria ime punon vetem mbi nje princip: ose rezultate ose doreheqje.Une jam njeri i parimeve dhe ne politike duhet te marresh pergjegjesi.Dhe une jam duke marre pjesen time te pergjegjesise”, perfundoi Sipila.

Edi Rama ky kryeminister,qe si semundje ka pllakosur Shqiperine, premtoi Shendetesine Falas, qe nuk e beri kurre dhe megjithate rri atje i mberthyer ne karrige, pa nder dhe pa personalitet. Edi Rama rri ne karrige se nuk eshte as njeriu i parimeve dhe as i pergjegjesive eshte thjesht nje zvarranik i shplare,qe zhvat para’ me horrat dhe flet budalleqe gjithe diten. Shqiperia nuk ka nevoje per mashtrues te rendomte si Edi Rama, por per pune dhe vepra konkrete”, shruan Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb