Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri sot në Lezhë u kap me presh në dorë me deklarimet e tij.

Vasili citon kryeministrin, duke thënë se ai foli për rastin e Valdrin Pjetrit, duke mbrojtur sërish atë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri kapet me presh ne dore.

Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kane ata qe ja tregojne preshin.

Lexojeni cfare ka thene derdimeni sot ne Lezhe duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Pas kesaj ju e kuptoni shume qarte se cfare turpi eshte ky kryeminister dhe gjithshka perfaqeson ai dhe cfare ka perqark tij.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb