Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në programin “A Show” në News 24 ka treguar disa të pathëna për jetën e tij politike. Pse e la ai drejtimin e LSI-së dhe si ishte bashkëqeverisja me Edi Ramën. Për këto dhe të tjera ai u rrëfye sot përballë Adi Krastës.

Lënia e drejtimit të partisë për Vasilin erdhi si rrjedhojë e një nevoje për: “Racionalizim të fuqive për një rol që se kishim pasur më parë. Tani pozicionoheshim me objektiva të tjera. Nuk është njësoj si të jesh në bashkëqeverisje dhe të dalësh prej saj. Kjo situata e re kërkonte organizim të fortë, një qasje tjetër për gratë dhe të rinjtë ku absolutisht s’mund të kishte një alternativë të dytë më të mirë se zonja Kryemadhi”,- tha ai.

Vasili tregoi ndër të tjera në program se ka qenë kryeministri Rama ai që ka ngulur këmbë të bashkohet me LSI në 213. “Ne ishim të prerë dhe të qartë për jo. Ai e ka bërë deklaratën publike, e quajti aleancën strategjike. Ishte sakrificë e madhe e LSI të bënte aleancë me të, me një personazh të kriminalizuar”,- shton Vasili.

Ai thotë ndër të tjera se pas prishjes së aleancës, kishte akumuluar rezerva shumë të forta ndaj qeverisë Rama. “Kjo për pamundësinë e përmbushjesh së premtimeve të qeverisë Rama, duke qenë se me shëndetësinë është bërë një poshtërsi kam zgjedhur të debatoj fort me ta kur dolëm në opozitë”,- shton ai ndër të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb