Përplasje jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë. Akuzave të opozitës, deputeti i PS-së Petro Koçi i është përgjigjur me kundërakuza. Ai tha se kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Por menjëherë është çuar deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe i ka hequr mikrofonin.
Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista.
Vokshi i heq mikrofonin.
Koçi: Këta duan luftë civile, nuk duan demokraci.