Deputeti i PS Petro Koçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se opozita, luftën e vërtetë e ka me drejtësinë e re.

Koçi theksoi se PS fiton mbi 80 mandate në zgjedhjet e vitit 2025. Ai shtoi se PS e di këtë rezultat, pasi bën një studim të hollësishëm të listave të zgjedhësve.

Petro Koçi: Opozita luftën e vërtetë e ka me drejtësinë. Rruga e vetme është institucionalitetit. Ne do të marrim mbi 80 mandate. Ne e dimë shifrën, sepse ne shohim me kujdes listat, shikojmë se kush janë votuesit tanë, kush të opozitës.

Dhurata Çupi: Sa kohë Shqipëria është në kushtet që është, opozita do të vijojë me aksionet e saj. Ne do futemi në zgjedhje për t’i fituar ato. Ata i kanë të llogaritura edhe mandatet që do të marrin, e shikon e dinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb