TIRANE- Zëvendësministri i Mbrotjes, Petro Koçi me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha për tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë ku një helikopter i FA-së ra, e për pasojë humbën jetën 2 pilotë dhe një ushtarak.
Me një gjuhë plotë ironi, Koçi theksoi se të gjithë pilotët nga mbarë vendet nëse duan që ti shtohen orët e fluturimit, ti drejtohen ‘Agjencisë Sali Berisha’.
“Pilotë të të gjitha vendeve të botës, bashkohuni! Nëse doni t’ju shtohen orët e fluturimit drejtojuni Agjencisë Sali Berisha! Shërbim i garantuar!”, citohet në mesazhin e Koçit.
Ditën e sotme, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se Helikopteri EC -145 nuk kishte planifikim për fluturim stërvitor për ne Dukagjin, ndërsa hodhi dyshime mes fluturimit të helikopterit ushtarak dhe atij të Shega Trans.
(ed.me/BalkanWeb)