Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 gota miell që fryhet vetë, 1 gotë kos, 1 kokërr vezë, 1 lugë kafeje sheqer, Pak kripë, Vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji)


Përgatitja

Në një enë rrahim vezën, shtojmë kosin, sheqerin, kripën dhe 1 lugë vaj. I trazojmë mirë ingredientët dhe shtojmë miellin duke patur parasysh që nevojitet një masë pak më e plotë se e petullave të zakonshme.


Në një tigan hedhim rreth vajin, e lemë të nxehet dhe shtojmë brumin lugë lugë në largësi me njëra tjetrën. I lemë petullat të piqen nga njëra anë, i kthjemë nga ana tjetër dhe kështu vazhdojmë me të gjithë masën e brumit. Këto petulla mund t’i servirim me djathë, mjaltë, reçel apo çokokrem.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb