Nga: ZONJA VJOLLCA
3 kokrra vezë
80 gr sheqer
Sheqer vanilje
50 gr gjalpë
300 – 350 gr miell
12 gr pluhur pjekës
30 ml rum
1-2 kokrra mollë
150 gr kos
2 lgj qumësht
Fillimisht ndajmë vezët të verdhat nga të bardhat. Grijmë mollët me rende duke i spërkatur me pak lëng limoni që të mos oksidohen. Në tasin ku kemi vendosur të verdhat e vezëve shtojmë ¾ e sheqerit, sheqerin e vaniljes dhe i përziejmë mirë derisa sheqeri të shkrije pak. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve me pjesën e mbetur të sheqerit derisa të krijohet një marengë e fortë.
Tek të verdhat e vezëve shtojmë gjalpin e zbutur, e përziejmë mirë shtojmë kosin dhe rumin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës si dhe mollët e grira në rende. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të shikojmë që brumi lirohet pak. Më pas shtojmë pak nga pak të bardhën e vezëve marengë. E lemë brumin të pushojë të mbuluar për 15 minuta. Në fund ngrohim vajin dhe me një luge çaji shtojmë në të petullat, i lemë sa të marrin një ngjyrë të verdhë dhe i largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine. Në fund përziejmë pak kanellë me sheqer dhe i sperkasim petullat e ngrohta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)
