Nga: ZONJA KATERINA
4 kokrra mollë
2 gota miell
1 gotë kos
1 gotë qumësht
2 lgj sheqer
1 bustinë vanilje
Vaj për skuqje
Mjaltë, kanellë, arra për servirje

Bashkojmë në një tas miellin me kosin, qumështin, vaniljen dhe sheqerin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një brumë i hollë. Qërojmë mollët nga lëkura dhe me ndihmën e një thike hapim një vrimë në qendër duke larguar boshtin e farave. I presim më pas mollët në feta rrumbullake dhe i spërkasim me pak lëng limoni. Vendosim vajin të nxehet dhe më pas kalojmë fetat e mollëve në brumin e përgatitur dhe i vendosim të skuqen. I servirim në fund me pak mjaltë, kanellë dhe arra.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: