Nga: ZONJA KATERINA
2-3 kokrra mollë
1 gotë miell
1 teke konjak
½ gotë ujë
Pak kripë
1 lk pluhur pjekës

Për servirje:
Mjaltë, kanellë, fara susami të kaurdisur. Grijmë mollët në rende dhe më pas i bashkojmë në tasin ku kemi vendosur miellin të trazuar me pak kripë dhe pak pluhur pjekës. Shtojmë teken e konjakut dhe pak ujë dhe realizojmë një brumë petullash.

Në një tigan vendosim vajin dhe fillojmë skuqim petullat. Më pas i servirim me pak mjaltë, me kanellë dhe me fara susami ose me arra sipas dëshirës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: