Perbërësit
1 kokërr vezë
250 ml kos
1 lk sodë buke
½ lk pluhur pjekës
500 gr miell
Kripë
Vaj për skuqje
Pergatitja
Rrahim vezën me kosin dhe me kripën. Përziejmë miellin me sodën e bukës dhe pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht tek kosi me vezë duke e përzjerë me lugë druri. Më pas hedhim pak miell në tavolinën e punës dhe vendosim mbi të brumin. E punojmë brumin derisa të na krijohet një brumë pak me i butë se brumi për petë byreku. E ndajmë në dy pjesë dhe e mbulojmë me pecetë duke e lenë 30 minuta të pushojë.
Më pas marrim njërën pjesë të brumit (nuk e punojmë më) dhe hapim një petë me trashësi 3mm. E presim në copa katrore dhe ndërkohë vendosim tiganin me vaj dhe sapo ai të ngrohet fillojmë të skuqim mirë nga të dy anët petullat. Kështu vazhdojmë dhe me pjesën tjetër të brumit dhe më pas i servirim shoqëruar me djath, reçel ose mjaltë.
(da.xha/Vila24//BalkanWeb)