UEFA ka gjobitur Jude Bellingham me 30,000 euro dhe e ka dënuar me një ndeshje pezullim për gjestin e turpshëm që bëri pasi shënoi golin e barazimit të Anglisë kundër Sllovakisë. Te “3 luanët” mund të marrin frymë lirisht, pasi Bellingham mund të shlyejë pezullimi brenda një viti dhe jo domosdoshmërisht që në sfidën e radhës.

Kështu, trajneri Gareth Southgate,  do të jetë në gjendje të llogarisë në lojtarin e tij më të mirë, nesër kundër Zvicrës. Britanikët, do të “përplasen” me Helvetët, në një sfidë që premton spektakël.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb