NGA: AURORA KOROMANI* TIRANE- Pas rishqyrtimit të ur dhrave që janë nënsh kruar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit, gjysmat e tyre janë ndryshuar. Komisioni i Apelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej disa ditësh kishte nisur shqyrtimin e të gjitha ankimimeve që kishin mbërritur për të gjitha urdhrat që kishte firmosur ish-kryepolici Didi para se të jepte dorëheqjen.

Sipas burimeve nga komisioni që drejtohet nga Ylli Imeri, në total janë shqyrtuar 49 ankesa, 25 prej të cilave janë ndryshuar. “Gazeta Shqiptare” ka shkruar që në fillim për këto urdhra, të cilat po i zbardhim më poshtë se si kanë ndryshuar.

ANKESAT
Burime pranë uniformave blu bënë me dije për ‘GSH’ se në total janë trajtuar 11 ankesa për rastet e “Përjashtimit nga policia”, nga të cilat në 3 raste komisioni ndryshoi masën duke vendosur “Pezullim pa pagesë 30 ditë”, ndërsa për 8 efektivë të tjerë u lanë në fuqi urdhrat e përjashtimit nga policia. Në shqyrtim u morën edhe urdhrat për 4 efektivë, të cilët ishin ndëshkuar me masën “Ulje në një gradë deri në 12 muaj”, të cilat u ndryshuan. Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë rast, komisioni ka ndryshuar urdhrat në 3 raste, duke u dhënë masën “Pezullim pa pagesë 30 ditë”, ndërsa për një rast ka urdhëruar masën “Vërejtje”.

Ndërsa për 27 efektivët që janë ndëshkuar me masën “Pezullim pa pagesë deri në 30 ditë”, në 5 raste komisioni ndryshoi masën duke dhënë “Vërejtje”, në 5 raste të tjera dha masën “Vërejtje me paralajmërim”, në dy raste dha masën “Pezullim pa pagesë 10 ditë”, nga masa “Pezullim pa pagesë 30 ditë që ishte”. Pra, në total për këtë masë u ndryshuan 13 urdhra, ndërsa për 13 efektivë të tjerë u lanë në fuqi masat që ishin marrë më parë. Burime të sigurta sqaruan se për të njëjtën masë “Pezullim pa pagesë deri në 30 ditë”, për një rast komisioni ia kaloi për kompetencë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore për ta trajtuar rastin sipas procedurave për nëpunësin civil.

‘Me ‘Gjobë në masën sa paga e punonjësit për 5 ditë pune’ u trajtuan 6 raste, nga të cilat në 3 raste komisioni ndryshoi masën duke dhënë ‘Vërejtje me paralajmërim’, 1 rast dha masën ‘Vërejtje’. Pra, në total u ndryshuan 4 urdhra dhe për 2 efektivë të tjerë u la masa në fuqi”, thuhet në vendimet që ka marrë Komisioni i Apelit pas shqyrtimit të të gjitha urdhrave që janë nënshkruar për efektivët gjatë kohës që policia drejtohej nga Artan Didi. Pjesë e shqyrtimit të këtij komisioni kanë qenë edhe urdhrat e lirimit të punonjësve të uniformave blu, ku deri më tani Komisioni i Apelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka shqyrtuar vetëm një rast, i cili sipas burimeve, u la në fuqi dhe nuk u ndryshua.

Mësohet se puna e këtij komisioni do të vazhdojë, pasi pas ardhjes në krye të policisë të Haki Çakos, kanë qenë të shumta ankesat e efektivëve, të cilët pretendojnë që janë ndëshkuar, transferuar apo liruar nga detyra në mënyrë të padrejtë.
(ed.me/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: