Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me vendimin e AMP-së për pezullimin nga detyra të 19 punonjësve të Policisë së Shtetit.

Balla shkruan se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

“19 punonjës të Policisë Kufitare janë pezulluar sot, pas një hetimi të gjatë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim më Prokurorinë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Korçë.

E përgëzoj Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për punën profesionale dhe nxis hetime të ngjashme në të gjithë territorin. Vetëpastrimi i radhëve të Policisë dhe rritja e integritetit të organizatës forcojnë besimin e partnerëve dhe të publikut, duke garantuar më shumë siguri dhe shërbime më të mira për qytetarët”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb