Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një komunikimi në emisionin “Open” në News24, analizoi ndikimin që mund të ketë pezullimi i ndihmave amerikane nga administrata e re Trump mbi SPAK.
Lala shpjegoi se SPAK financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa fondet e ndërprera kanë të bëjnë me ekspertizën e specializuar. Ajo theksoi se dekodimi i mesazheve, trajnimi i prokurorëve dhe specialistëve, si dhe zbërthimi i pamjeve filmike janë elemente thelbësore për funksionimin e SPAK të cilat financoheshin nga këto fonde të pezulluara.
“Nëse SPAK nuk do të ketë mbështetje amerikane, politika shqiptare mund ta vendosë SPAK në një situatë të vështirë për 24 orë,” tha Lala, duke nënvizuar rëndësinë e ndihmës ndërkombëtare për të garantuar një proces të drejtë dhe efektiv në hetimin e krimeve të organizuara dhe zgjedhore.
Ajo theksoi se përkrahja amerikane është tejet e rëndësishme për të siguruar një sistem të fortë të drejtësisë në Shqipëri.